<

Konkursi Kombëtar Teatror Rinor

Konkursi Kombëtar Teatror Rinor, është festivali që organizohet në formën e një kompeticioni, konkursi mes gjimnazeve të Republikës së Shqipërisë, me mbështetje të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me bashkitë e qyteteve.

Në kuadër të paktit që Universiteti i Arteve ka me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të përzgjidhen disa studentë duke nisur nga viti i parë bachelor deri në vitin e dytë master, për t’u angazhuar në Konkursin Kombëtar Teatror Rinor, nga të gjitha degët e studimit.

Studentët kanë të drejtë të aplikojnë deri në datën 25.04.2024 ora 16:30.

 

Për më shumë informacion shfletoni Njoftimin e Plotë (pdf).