<

Vizita në UART

Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Kastriot Çaushi, së bashku me një grup pedagogësh dhe studentë të universitetit, pritën deputetë të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, të kryesuar nga Kryetarja, znj. Flutura Açka dhe nënkryetarja, znj. Evis Kushi, si dhe anëtarë të tjerë të Komisionit.

Takimi është zhvilluar në ambjentet e Universitetit të Arteve, në kuadër të funksioneve të monitorimit të problematikave të mundshme në institucionet e arsimit të lartë.

Rektori i njohu nga afër anëtarët e Komisionit me stafin e UART dhe më tej me rezultatet pozitive të punës së stafit dhe studentëve të arritura deri më tani, si dhe me problematikat e vazhdimit të ecurisë së Universitetit të Arteve.

Në fund të diskutimeve, nga të dyja palët pjesëmarrëse në këtë takim, u konkludua për mbështëtjen e vazhdueshme të komisionit për zgjidhjen e disa problematikave, duke vënë gjithmonë në objektiv rolin dhe rëndësinë e studentëve.


FOTO GALERI