<

Marrëveshje Bashkëpunimi UART - QSPA

Më datë 15 Shkurt 2024, në ambjentet e Universitetit të Arteve u zhvillua takimi institucional ndërmjet Rektorit, Prof. Kastriot Çaushi dhe Prof. ass Diana Kastrati, Drejtore Ekzekutive e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA).

Ky takim konsistoi në nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me objekt bashkëpunimin e ndërsjelltë në fushat me interes të përbashkët të kërkimit artistik dhe shkencor, hulumtimit dhe studimeve me interes kombëtar, shkëmbimin e ekspertizës në studimin e kulturës arbëreshe dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta artistike dhe kulturore.

Gjithashtu, të dyja palët shprehën interesin dhe gatishmërinë e tyre në nxitjen e forcimit dhe zhvillimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, në ruajtjen e historisë dhe kulturës si edhe në ndërveprimin me projekte, evente e aktivitete të ndryshme të cilat kontribuojnë në promovimin e kulturës arbëreshe dhe jo vetëm, tek brezat e rinj të studentëve.


FOTO GALERI

 

<<Kthehu - Tjetra>>