ICAE 2026

Konferenca e Dytë Ndërkombëtare mbi Artet dhe Edukimin do të zhvillohet në datat 11 dhe 12 qershor, 2026, në Universitetin e Arteve të Tiranës dhe vjen si një vazhdim i rëndësishëm i edicionit të parë, duke forcuar më tej platformën akademike, kërkimore dhe artistike të institucionit.
Kjo konferencë sjell në fokus fusha kyçe si muzikologjia, trashëgimia kulturore, edukimi, teatri, aktrimi dhe koreografia dhe IA duke krijuar një hapësirë të gjallë për dialog, shkëmbim idesh dhe prezantim të kërkimit artistik bashkëkohor.
Edicioni i dytë synon të thellojë lidhjen mes teorisë dhe praktikës artistike, si dhe të nxisë qasje të reja në krijimtarinë dhe studimin e arteve, duke e pozicionuar konferencën si një forum të rëndësishëm për mendimin dhe zhvillimin artistik në vend.
Ky aktivitet kontribuon në pasurimin e dialogut kulturor dhe në zhvillimin e mëtejshëm akademik dhe artistik në Shqipëri.
