Aktivitetet, 60-vjetori i Universitetit të Arteve
Të nderuar pedagogë, studentë, alumni dhe dashamirës të Universitetit të Arteve,
Duke nisur nga dita e mërkurë, dt. 13 maj 2026, Universiteti i Arteve do të zhvillojë aktivitetet festive në kuadër të 60-vjetorit të krijimit të tij.
Aktivitetet do të zhvillohen sipas programit të mëposhtëm:
- 13 Maj 2026, ora 11:00 – Salla e Madhe e Koncerteve
Konferencë mbi krijimin e UART dhe inaugurimi i ekspozitës fotografike me drejtues të Universitetit të Arteve ndër vite.
- 14 Maj 2026, ora 11:00 – Galeria FAB
Ekspozita studentore “HONORIS CAUSA”, në kuadër të 60-vjetorit të UART, me pjesëmarrjen e Departamentit të Arteve të Aplikuara, Departamentit të Pikturës dhe Departamentit të Skulpturës.
- 14 Maj 2026, ora 11:00 – Sallla e Madhe e Koncerteve
Rrëfime që Tingëllojnë” – takim i veçantë brezash në kuadër të 60-vjetorit të krijimit të UART.
- 14 Maj 2026, ora 19:00 – Studio II, Fakulteti i Artit Skenik
“Ferri” - Dante Aligeri – performancë dhe shfaqje nga studentët e Fakultetit të Artit Skenik.
Në ceremoninë e datës 13 maj, organizuar nga Rektorati i Universitetit të Arteve, do të marrin pjesë ish-studentë, studentë dhe pedagogë të Universitetit të Arteve ndër vite, si dhe përfaqësues të institucioneve partnere dhe institucioneve shtetërore.
Gjatë aktivitetit do të shpërndahen “Certifikata Mirënjohjeje” për ish-pedagogë të tre fakulteteve, në vlerësim të kontributit dhe përkushtimit të tyre në themelimin dhe zhvillimin e Universitetit të Arteve.
.:: Klikoni këtu për programin e plotë.

