☰ Menu
Struktura
Navigimi Kryesor

Konkurset 2026 në UART

Përshëndetje,


Konkurset e Pranimit
për të gjitha programet e studimit të ciklit të parë BACHELOR, të ofruara nga Fakultetet e Universitetit të Arteve do të zhvillohen nga data 19 deri më datën 21 Gusht 2026.

Regjistrimi i konkurrentëve për në konkurset e pranimit në programet e studimit të ciklit të parë Bachelor, në të gjitha Fakultetet e UART, për të gjitha programet e studimeve të ofruara bëhet pranë Sekretarive Mësimore duke nisur nga data 10 Gusht 2026, në orarin 08:00-16:00.

Konkurrentët regjistrohen deri në ditën dhe orarin e përcaktuar nga secili Fakultet për fillimin e konkurseve të pranimit.


Dokumentacioni për t'u regjistruar në konkurset e pranimit është:

Regjistrimi pranë Sekretarive përkatëse bëhet nga vetë konkurrenti ose nga një person i autorizuar prej tij/saj, me prokurë të posaçme.

Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit të ciklit të parë Bachelor vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania.


Kalendari i procedurave do të realizohet në zbatim të Urdhrit të Përbashkët Nr. 108, datë 15.06.2026, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2026-2027”.


Për t'u njohur me rregulloret dhe kriteret e konkurseve të pranimit, kandidatët ftohen të vizitojnë respektivisht në lidhjet e mëposhtme:


Për më shumë informacion ju ftojmë të shfletoni:

  • Urdhrin e Rektorit Nr. 72, datë 25.06.2026, mbi "Marrjen e masave organizative për zbatimin e Urdhrit të Përbashkët Nr. 108, datë 15.06.2026, “Për miratimin e kalendarit për procesin e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, si dhe në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2026-2027".


KALENDARËT

Në vijim gjeni kalendarët me afatet e përfundimit dhe datat e realizimit sipas referencave në Udhëzimin nr.12, datë 30.06.2023, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë”, i ndryshuar, dhe datave në Urdhrin e Përbashkët Nr. 108, datë 16.06.2026.

  1. Kalendari për procedurat pranimit dhe të regjistrimit të kanditatëve që aplikojnë për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në institucionet e arsimit të lartë, BACHELOR, Viti Akademik 2026 - 2027 / Kreu IV/1;
     
  2. Kalendari për procedurat e aplikimit dhe regjistrimit për ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë BACHELOR, procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit të kandidatëve nga Republika e Kosovës, kandidatëve me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, kandidatëve me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit, si dhe të kandidatëve të komunitetit rom dhe egjiptian, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në institucionet e arsimit të lartë, Viti Akademik 2026 - 2027 / Kreu IV/2;
     
  3. Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit të kandidatëve shtetas të huaj, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë,me kohë të plotë, në IAL, Viti Akademik 2025 - 2026 / Kreu IV/3; (datat përcaktohen nga Rektorati i Universitetit të Arteve);
     
  4. Pranimet në ciklin e dytë të studimeve "Master profesional" dhe "Master i shkencave" / "Master i arteve", Viti Akademik 2026 - 2027 / Kreu IV/4;
     
  5. Procedurat e pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve që aplikojnë për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi, në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë. Viti Akademik 2026 - 2027 / Kreu IV/5.
     


Për informacion më të detajuar mund t'i drejtoheni Sektorit Mësimor në adresën email [email protected], si dhe Sekretarive Mësimore të secilit Fakultet ku dëshironi të konkurroni.


Falemnderit!