☰ Menu
Struktura
Navigimi Kryesor

Partneritet për Edukimin dhe Trashëgiminë Muzikore

Më 11 qershor 2026, në ambientet e Universitetit të Arteve u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Arteve të Tiranës, Bashkisë së Corigliano-Rossano dhe Konservatorit të Muzikës “Stanislao Giacomantonio”.

Ky memorandum synon promovimin dhe zhvillimin e aktiviteteve edukative, shkencore dhe artistike, të projekteve kërkimore, si dhe vlerësimin dhe ruajtjen e trashëgimisë muzikore kalabreze dhe shqiptare, në përputhje me specifikat antropologjike, identitare dhe rituale të territoreve përkatëse. Bashkëpunimi parashikon gjithashtu nxitjen e kërkimit etnomuzikologjik në Itali dhe më gjerë, duke kontribuar në studimin dhe promovimin e praktikave, shkencave dhe teknologjive muzikore.

Me rastin e nënshkrimit të memorandumit, Universiteti i Arteve mirëpriti një delegacion profesorësh dhe studentësh nga Konservatori i Muzikës “Stanislao Giacomantonio”, të kryesuar nga Drejtori i institucionit, Prof. Francesco Perri.


FOTO GALERI

 

<<Kthehu - Tjetra>>