Open Day në Universitetin e Arteve
Universiteti i Arteve fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në aktivitetin “Open Day”, i cili do të zhvillohet më 25 Mars 2026, ora 10:00, në ambientet e universitetit.
Ky aktivitet ofron një mundësi të veçantë për të njohur nga afër jetën akademike dhe artistike në Universitetin e Arteve, përmes një programi të pasur aktivitetesh në të tre fakultetet:
- Fakulteti i Arteve të Bukura
- Fakulteti i Artit Skenik
- Fakulteti i Muzikës
Gjatë Open Day, vizitorët do të kenë mundësinë të ndjekin:
- Ceremoninë e hapjes
- Mësime të hapura dhe prezantime në klasa, studio dhe atelierë
- Ekspozita, prova artistike dhe demonstrime praktike
- Performanca skenike dhe muzikore
- Koncerte dhe aktivitete të tjera artistike gjatë gjithë ditës
Aktiviteti synon të prezantojë ofertën akademike, procesin krijues dhe angazhimin artistik të studentëve dhe stafit të universitetit.
.::: Axhenda e plotë e "Open Day UART - 2026" (pdf)
Ju mirëpresim!

