<

Takime të akreditimit, Fakulteti i Muzikës

Në datat 30 Nëntor, 1 dhe 2 Dhjetor, në kuadër të procesit të akreditimit të programeve të studimit, në Fakultetin e Muzikës janë zhvilluar takimet e rradhës me Grupet e Vlerësimit të Jashtëm, për programet e studimit Master i Arteve në “Piano dhe Mësuesi”, Master i Arteve në “Kanto dhe Mësuesi”, Master i Arteve në “Kompozim dhe Mësuesi”, Master i Arteve në “Dirizhim dhe Mësuesi” dhe Master i Shkencave në “Muzikologji dhe Mësuesi”.

Grupet e Vlerësimit të Jashtëm të përfaqësuar nga Prof. As. Dilina Beshiri, Prof. As. Marisa Kërbizi, Prof. As. Rreze Kryeziu Breznica, Prof. As. Tidita Abdurrahmani, Prof. As. Edi Puka dhe PhD. Dafina Zeqiri Nushi, ishin ekspertët e fushës të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit, për kryerjen e vlerësimit të programeve të studimit.

Vizitat u realizuan në Sallën “Çesk Zadeja” dhe Sallën “Ibrahim Madhi”, në Fakultetin e Muzikës, ku Grupet e Vlerësimit të Jashtëm u akomoduan përgjatë ditëve intensive të punës dhe kryen me sukses të gjitha takimet sipas agjendave të miratuara paraprakisht prej tyre dhe prej Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Takimet u inicuan me pjesëmarrjen e Dekanit të Fakultetit Prof. Dr. Isak Shehu dhe tre Përgjegjësave të Departamenteve, Prof. As. Dr. Kastriot Tusha, Prof. Arben Llozi, Prof. As. Dorian Çene. Në takime pati përfaqësues edhe nga Grupet e Vlerësimit të Brendshëm, Stafi Akademik, studentët, përfaqësues të sekretarisë mësimore, Sektori Mësimor dhe i Kurrikulave, përfaqësues të Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, apo edhe struktura të tjera mbështetëse.

Pas përfundimit me sukses të takimeve për këto programe studimit, në ditët në vijim, Grupet e Vlerësimit të Jashtëm do të paraqesin draftin dhe raportin final, ndërkohë që në Fakultetin e Muzikës vazhdojnë angazhimet për kryerjen e takimeve të rradhës për 13 programet e tjera të ciklit të dytë të studimeve.


FOTO GALERI