Pranimet në Universitetin e Arteve

Çdo person që ka mbaruar maturën shtetërore ka të drejtë të konkurojë për të ndjekur studimet në Universitetin e Arteve. Studimet në Universitetin e Arteve mund t’i ndjekin edhe studentë të huaj bazuar në marrëveshjet dypalëshe ose shumëpalëshe. Studimet në Universitetin e Arteve mund të ndjekin gjithashtu edhe shtetas shqiptare e të huaj që kanë përfunduar studimet e larta (degë e dytë) kundrejt pagesës së tarifës së caktuar.

Universiteti i Arteve ka të drejtë të përcaktojë kritere të veçanta të konkurseve të pranimit për çdo specialitet. Këto kritere dhe rregulloret e konkurseve bëhen publike nga Universiteti i Arteve të paktën një vit para fillimit të pranimeve të rradhes, së bashku me informacionin e nevojshëm mbi Fakultetin përkatës dhe programet që ofron. Studimet në Universitetin e Arteve zhvillohen me bazë vitin akademik, i cili organizohet në semestra me së paku 20 orë mësimi, leksione, seminare e laboratorë në javë.

Kriteret e pranimit të kandidatëve për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve përcaktohen në rregulloren e çdo Fakulteti. Ato miratohen ne Senatin e Universitetit te Arteve.

Personat që kanë mbaruar një program studimi, kanë të drejtë të ndjekin një program të dytë studimi. Edhe në këtë rast ata duhet t’i nënshtrohen konkursit për të studiuar në programin e ri. Për këtë Fakultetet duhet të paraqesin për miratim në Senat kriteret e përcaktuara prej tyre.

----

Për t'u njohur me rregulloret dhe kriteret e konkurseve të pranimit, kandidatët ftohen të vizitojnë respektivisht faqet e gjendura në lidhjet e mëposhtme:

----

Për t'u njohur me tarifat e konkurrimit dhe të regjistrimit si dhe për të aksesuar faturat për arkëtim të gatshme të ndara sipas Fakulteteve, ju ftojmë të vizitoni lidhjen e mëposhtme:

Tarifat e studimeve në UART