☰ Menu
Struktura
Navigimi Kryesor

Marrëveshje Bashkëpunimi UART - ISSH

Ditën e premte, më datë 08.05.2026, Universiteti i Arteve dhe Instituti Shqiptar i Sociologjisë nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit institucional, të përfaqësuar respektivisht nga Rektori i Universitetit të Arteve Prof. Dr. Erald Bakalli dhe Drejtori i Institutit Shqiptar të Sociologjisë, Prof. Dr. Leke Sokoli.

Kjo marrëveshje synon forcimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndërmjet të dy institucioneve, në funksion të mbështetjes së ndërsjellë në realizimin e misioneve të tyre, zhvillimit ndërdisiplinor të shkencave, si dhe shkëmbimit të përvojave institucionale, botimeve akademike, teksteve dhe literaturës shkencore.

Marrëveshja parashikon gjithashtu hartimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, organizimin e konferencave shkencore, forumeve akademike, seminareve, leksioneve të hapura dhe aktiviteteve të tjera të përbashkëta, me fokus të veçantë në artin, sportin dhe ndikimin e tij në shoqërinë bashkëkohore.

Në këtë kuadër, parashikohet edhe bashkëorganizimi i konferencave shkencore, simpoziumeve, forumeve akademike, seminareve, leksioneve të hapura, trajnimeve, aktiviteteve të ndryshme, etj, duke nxitur dialogun ndërdisiplinor mes artit, sociologjisë dhe sportit.

Kjo marrëveshje përforcon angazhimin e Universitetit të Arteve për zgjerimin e partneriteteve strategjike dhe promovimin e kërkimit shkencor, dialogut akademik dhe zhvillimit të qëndrueshëm institucional.


FOTO GALERI

 

<<Kthehu - Tjetra>>