<

Platforma Online

Duke ndjekur me shumë vëmendje situatën në të cilën gjendet aktualisht vendi dhe sistemi ynë arsimor, në kushtet e mbylljes së Institucioneve bazuar në Udhëzimet e Autoriteteve Shtetërore si dhe në Urdhërat e Rektorit, duke nisur nga muaji Mars 2020 Universiteti i Arteve  ka zbatuar një platformë për realizimin e proceseve akademike e pedagogjike në distancë.

Platforma mund të aksesohet duke klikuar në teams.microsoft.com ose duke klikuar mbi imazhin e mëposhtëm.


Përmes kësaj Platforme Online, praktikisht leksionet individuale artistike, leksionet teorike si dhe seminaret përkatëse, mundësohen përmes përdorimit të internetit dhe një kompjuteri desktop, kompjuteri laptop, tableti apo smartfoni.

Kjo platformë, përveç mundësimit të komunikimit audio-vizual në kohë reale, ofron mundësinë e shkëmbimit të komunikimit të shkruar, mesazheve, materialeve mësimore në formate të ndryshme, dhënien e detyrave si dhe mjete vlerësimi për çdo detyrë të dhënë.

Struktura e kësaj platforme mundëson në të njëjtën kohë edhe funksionimin e strukturave përbërëse të Universitetit, nga grupet mësimore, në Departamente, Dekanate dhe Rektorat, përmes krijimit të grupeve të personelit përbërës dhe anëtarëve përkatës në këto struktura.

***

Studentët dhe personeli akademik i Universitetit të Arteve janë pajisur me kredencialet e llogarive personale të shoqëruara me video-ilustrime dhe manuale shpjeguese mbi mënyrat e ndërveprimit me Platformën, duke mundësuar kështu infrastrukturën dhe logjistikën për realizimin e proceseve akademike dhe pedagogjike në distancë.

***

Për çdo paqartësi apo informacione të mëtejshme lidhur me procesin mësimor mund të kontaktoni me Sekretarinë Mësimore përkatëse në brendësi të Platformës Online, ose drejtpërdrejtë nëpërmjet postës elektronike, në adresat si më poshtë:


Për çështje të lidhura me mbështetjen teknike mund të kontaktoni Sektorin e Teknologjisë së Informacionit përmes Platformës duke ndjekur grupin (Team) me emërtesën "IT Support - Publik" për studentët, ose kanalet  me emërtesën "IT Support" në brendësi të grupit (Team) përkatës për secilin Dekanat për personelin akademik. Gjithashtu mund të kontaktoni drejtpërdrejtë përmes postës elektronike në adresën it.software@uart.edu.al.