<
Strategji Zhvillimi
Universiteti i Arteve zhvillon veprimtarinë e tij në përputhje me objektivat e përcaktuara në Statut, planet vjetore të punës, raportet vjetore të veprimtarisë, si dhe prioritetet kombëtare në fushën e arsimit të lartë, kulturës dhe kërkimit artistik/shkencor.
Drejtimet kryesore të zhvillimit përfshijnë:
- rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe kërkim artistik/shkencor;
- forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar;
- përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve ndaj studentëve;
- digjitalizimin e proceseve administrative dhe akademike.
