<

Njoftim, nisja e vitit akademik 2020-2021

Të dashur studentë të Universitetit të Arteve,

Të nderuar anëtarë të stafit akademik të Universitetit të Arteve,

Sivjet ne fillojmë një vit të ri akademik në rrethana jo normale për shkak të pandemisë globale të COVID-19.

Duke shfrytëzuar eksperiencën e mëparshme, edhe në këtë fillim viti akademik, bazuar në udhëzimet përkatëse të Autoriteteve Shtetërore, jemi të detyruar që të ri-organizohemi që në pikënisje të procesit mësimor për të kaluar në sistemin online të komunikimit dhe të zhvillimit të proceseve akademike dhe pedagogjike.

Duke ju uruar shumë suksese në këtë vit të ri akademik ju njoftojmë se:

Mësimi në të gjitha programet e ciklit të parë dhe të dytë të studimeve (Bachelor dhe Master) pranë Fakultetit të Muzikës, Fakultetit të Artit Skenik dhe Fakultetit të Arteve të Bukura do të zhvillohet ONLINE për një periudhë kohore një-mujore.

Platforma mund të aksesohet duke klikuar në teams.microsoft.com.

***

Për këtë arsye, të gjithë studentët si dhe personeli akademik, kanë marrë në dorëzim kredencialet e llogarive personale të shoqëruara me video-ilustrime shpjeguese për ndërveprimin me Platformën Online, duke mundësuar kështu infrastrukturën dhe logjistikën e realizimit të procesit akademik dhe pedagogjik në distancë.

***

Përmes kësaj Platforme Online, praktikisht leksionet individuale artistike, leksionet teorike si dhe seminaret përkatëse, mundësohen përmes përdorimit të internetit dhe një kompjuteri desktop, kompjuteri laptop, tableti apo smartfoni.

Kjo platformë, përveç mundësimit të komunikimit audio-vizual në kohë reale, ofron mundësinë e shkëmbimit të komunikimit të shkruar, mesazheve, materialeve mësimore në formate të ndryshme, dhënien e detyrave si dhe mjete vlerësimi për çdo detyrë të dhënë.

Struktura e kësaj platforme mundëson në të njëjtën kohë edhe funksionimin e strukturave përbërëse të Universitetit, nga grupet mësimore, në Departamente, Dekanate dhe Rektorat, nëpërmjet krijimit të grupeve të personelit përbërës në këto struktura.

***

Për studentët e vitit të parë, nga Sekretaria Mësimore në Fakultet më herët u janë dërguar kredencialet e aksesit dhe informacioni shoqërues për të ndjekur procesin mësimor në Platformën Online.

Studentët e viteve të tjera do të vazhdojnë mësimin online me llogaritë ekzistuese.

***

Për çdo paqartësi apo informacione të mëtejshme lidhur me procesin mësimor mund të kontaktoni me Sekretarinë Mësimore përkatëse nëpërmjet Platformës Online ose direkt nëpërmjet postës elektronike, si më poshtë:


Për çështje të lidhura me suportin teknik, mund të kontaktoni Sektorin e Teknologjisë së Informacionit në Rektorat nëpërmjet Platformës Online ose direkt nëpërmjet postës elektronike në adresën it.software@uart.edu.al.


REKTORATI