<

Thirrje për aplikime

Konkursi Ndërkombëtar i 11-të i Muzikës së Dhomës “Franz Schubert and Modern Music” (FS&MM) fton të gjithë personalitetet krijuese muzikore si dhe ansamblet muzikore, të cilët janë të interesuar të shfaqin performancat e tyre në një festival disa ditor të muzikës së dhomës.



Konkursi zhvillohet në datat 6-15 Shkurt 2021 në Graz të Austrisë, përkatësisht në kategoritë: Duo për Vokal dhe Piano si dhe Trio Piano, Violinë dhe Violinçel.

Regjistrimet kanë filluar. Afati i fundit i pranimit të regjistrimeve është data 21 Tetor 2020.

Për informacione të mëtejme ju lutemi të vizitoni https://schubert.kug.ac.at/ si dhe mund të kontaktoni në adresën e emailit:competitions@kug.ac.at.