<

eLearning në UART

Të nderuar studentë, personel akademik dhe administrativ,

Universiteti i Arteve, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën në të cilën gjendet aktualisht, si vendi ashtu edhe sistemi ynë arsimor, në kushtet e mbylljes të institucioneve, sipas Urdhërave të Ministrit të Shëndetësisë, Ministrit të Arsimit, Rektorit të UART, ka përfunduar së vëni në dispozicion një platformë për realizimin e procesit mësimor e pedagogjik online.

Platforma mund të aksesohet duke klikuar në teams.microsoft.com.

Për këtë, të gjithë studentët tanë si dhe personeli akademik, kanë marrë tashmë kredencialet e llogarive personale të kësaj platforme, duke mundësuar kështu infrastrukturën dhe logjistikën e realizimit të procesit mësimdhënies online.

Me anë të kësaj platforme, praktikisht leksionet individuale artistike, leksionet teorike si dhe seminaret respektive, mundësohen përmes përdorimit të internetit dhe një kompjuteri, laptopi, tableti apo edhe një smartfoni.

Kjo platformë, përveç mundësimit të kontaktimit audio-video, ofron mundësinë e shkëmbimit të mesazheve, materialeve mësimore në formate të ndryshme, dhënien e detyrave si dhe një sistem vlerësimi për cdo detyrë të dhënë.

Struktura e kësaj platforme mundëson në të njëjtën kohë edhe funksionimin e strukturave përbërëse të Universitetit të Arteve, nga grupet mësimore, në departamente, dekanate dhe rektorat, nëpërmjet të krijimit të grupeve të personelit përbërës në këto struktura.

Duke qenë se, për arësye të specifikës së procesit mësimor në Universitetin e Arteve, një pjesë e lëndëve të cilat kërkojnë jo vetëm ndërveprimin e grupeve të studentëve, por edhe hapësirën konkrete fizike të ndërveprimit të tyre (orkestër, ansamble muzike dhome, koreografi, mjeshtëri aktori etj), është menduar që këto lëndë do të zhvillohen të grupuara sipas një kalendari që do të bëhet i ditur për të gjithë të interesuarit në vijim.

Për cdo paqartësi, apo informacion shtesë, janë shpërndarë video shpjeguese, përmes të cilave, studentët apo personeli akademik mund të gjejnë përgjigjet e nevojshme për ndërveprimin me platformën e mësimdhënies online.
 

UNIVERSITETI I ARTEVE