<

Karta e Studentit, Bashkia Tiranë

Duke ndjekur lidhjen kartaestudentit.al mund të aksesoni informacion të detajuar mbi funksionet e Kartës së Studentit, shërbimet e përfitueshme publike dhe private, mund të aksesoni llogarinë tuaj individuale si dhe të njoftoheni në kohë reale mbi njoftime apo shërbime të reja të shtuara në kohë ashtu si edhe ftesa për bashkëpunime në shërbim të komunitetit.

Karta e Studentit u mundësua nga Bashkia Tiranë në kuadër të “Paktit me Universitetin”.