<

Platforma GRADUA

Është aktivizuar platforma GRADUA, platformë e cila u lejon studentëve të kenë lehtësi kontakti me tregun e punës.

Nëpërmjet regjistrimit në platformën GRADUA, studentët mund të krijojnë CV-në e tyre personale, të çertifikuar nga Universiteti, të kenë qasje të lehtë në informacion mbi mundësitë e punës / praktikës profesionale, të përgjigjen në oferta pune direkt përmes platformës, të kontaktohen nga kompanitë, etj.

Ndër të tjera, platforma GRADUA u jep studentëve mundësinë për të vlerësuar përvojën e tyre universitare në sajë të një pyetësori online.

Ftohen studentët e Universitetit të Arteve të regjistrohen në platformë duke vizituar adresën http://gradua.almalaurea.it/ duke ndjekur udhëzimet në Manualin e Përdorimit  (pdf).

Për më shumë informacion ju ftojmë të vizitoni faqen e projektit, mund të vizitoni portalin zyrtar GRADUA PROJECT si dhe faqen e Projektit në Facebook.