<

Konkursi Lirik Giuditta Pasta

Informacion për studentët e Fakultetit të Muzikës.


Konkursi Lirik Giuditta Pasta
SARONO INTERNATIONAL

Bashkia e Saronos, Fondacioni Kulturor Giuditta Pasta si dhe Shoqata MusicalMente promovon një aktivitet të madh kulturor ndërkombëtar.
Në muajin Maj, qyteti i Saronos do të organizojë Konkursin Ndërkombëtar Lirik në nder të Giuditta Pasta, një këngëtare e famshme dhe interprete lirike, të cilës i është kushtuar dhe teatri. Juria do të përbëhet nga artistë të famshëm dhe do të përzgjedhë këngëtarët më të mirë përmes një raundi paraprak dhe një gjysmë finaleje. Finalja do të organizohet si një Koncert Lirik simfonik me pjesëmarrjen e Orkestrës Filarmonike të Liqenit të Komos.
Fituesve do tu jepet një çmim prej € 8000. Gjithashtu do të kenë mundësinë e marrjes pjesë në koncerte dhe opera të rëndësishme evropiane.
Për më shumë informacion të detajuar si dhe për kushtet e pjesëmarrjes klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.teatrogiudittapasta.it/saronno-international-lyric-competition/