<

Studentët e FM vlerësohen me çmime në Maqedoni

Studentët e Departamentit KMDP në Fakultetin e Muzikës vlerësohen me çmime në Maqedoni.

Në konkursin e kompozicionit organizuar nga "Skena e Muzikës Serioze Shqiptare" në Maqedoni, studenti Enerik Gjishti është vlerësuar me çmimin e II-të dhe Jusiald Xhani me çmimin e III-të.

Enerik Gjishti studion në klasën e Prof. Asoc. Nestor Kraja dhe aktualisht studion në vitin e tretë "Bachelor", ndërkohë që Jusiald Xhani studion në vitin e dytë "Master", në klasën e Prof. Dr. Fatmir Hysi.