<

Thirrje për aplikime

ÇMIMI “PJETËR GACI”, EDICIONI XVII 10-13 MAJ 2018 - TEATËR “MIGJENI”, SHKODËR, SHQIPËRI

Bashkia Shkodër dhe Qendra Kulturore “Pjetër Gaci” organizojnë: Çmimi “Pjetër Gaci”, edicioni XVII. Ky aktivitet, i cili zhvillohet në qytetin e Shkodrës që nga viti 2001, është një konkurs i interpretuesve të rinj të muzikës klasike, që ka si synim evidentimin dhe nxitjen e talenteve të reja, duke i krijuar mundësi të pasurojnë proçesin formues. Çmimi “Pjetër Gaci” përfshin katër disiplina muzikore: PIANO, HARQE, KANTO, FRYMORË.

Ftohen të gjithë nxënësit dhe studentët nga Shqipëria, Rajoni dhe Europa.
 

Për udhëzime të mëtejshme lidhur me aplikimin ju ftojmë të konsultoheni me broshurën e aktivitetit