<

Njoftim, konkurset 2016

Bazuar në Urdhërin e Rektorit të UART nr. 62, dt. 15/08/2016, ju njoftojmë me sa vijon:


Pranimet në të gjitha programet e studimit të ciklit të parë Bachelor, me kohë të plotë, në Universitetin e Arteve, për vitin akademik 2016-2017, bëhen mbi bazën e rezultateve të Maturës Shtetërore dhe rezultateve të fituara në konkursin e pranimit, të organizuara nga Fakulteti i Muzikës, Fakulteti i Artit Skenik dhe Fakulteti i Arteve të Bukura.

Për kandidatët të cilët konkurrojnë për një nga programet e studimit të ciklit të parë Bachelor, me kohë të plotë, në Universitetin e Arteve, pikët llogariten sipas kësaj mënyre:

  1. Rezultatet e Maturës Shtetërore përbëjnë 30% të totalit të pikëve (nota mesatare e viteve të shkollimit dhe gjithë provimet e maturës shtetërore),
  2. Rezultatet e konkurseve të pranimit përbëjnë 70% të totalit të pikëve.

Kandidati që nuk kalon pragun e pikëve minimale të konkursit të pranimit, në programin ku ka konkurruar, nuk fiton të drejtën e studimit. 

Pikët maksimale që mund të fitojë një kandidat në konkurrim për program studimi janë 140, mbështetur në Vendimin e Senatit Akademik nr. 3, datë 14.07.2016
Kandidati që nuk arrin të fitojë nën 60 pikët minimale, të përcaktuara në Vendimin e Senatit Akademik nr. 3, datë 14.07.2016, nuk fiton të drejtën e studimit.


Periudha e regjistrimit për konkurrim do të nisë nga ora 08:30 e datës 22 Gusht 2016 deri në orën 16:00, të datës 28 Gusht 2016. 

Regjistrimi i kandidatëve për konkurset e pranimit do të bëhet pranë Sekretarive të Fakulteteve të Muzikës, Artit Skenik dhe Arteve të Bukura.

Tarifa e regjistrimit e kandidatëve për të konkurruar në një nga programet e studimit në fakultetet e UART është 5,000 (pesë mijë) lekë, mbështetur në Vendimin e Senatit Akademik nr. 3, datë 14.07.2016, dhe do të arkëtohen nëpërmjet sistemit bankar ose në filialet e Postës Shqiptare, për llogari të Universitetit të Arteve.

Konkurrentët, pasi të kenë verifikuar emrin në listat e shpallura në UART - të dërguara nga AKP, pajisen me mandat arkëtimi nga Drejtoria Ekonomike pranë Rektoratit të UART, në bazë të të cilit bëjnë edhe pagesën në sistemin bankar ose në zyrat e Postës Shqiptare.


Regjistrimi i kandidatëve nga sekretaritë e Fakulteteve bëhet bazuar në listën e dërguar nga AKP dhe me këto dokumente:

  1. Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë, fotokopje);
  2. Fotokopje të diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me listën e notave;
  3. Mandatin e pagesës së tarifës së regjistrimit për konkurrim.

Sekretaritë e FAB, FAS dhe FM, në momentin e regjistrimit të kandidatit për konkurrim në një nga programet e studimit, e pajisin konkurrentin me “Fletën e Regjistrimit”, e cila ka këtë përmbajtje:

  • Emri dhe mbiemri i kandidatit;
  • Programin e studimit në të cilin konkurron;
  • Orën, datën si dhe ambientin ku duhet të paraqitet për konkurrim;
  • Data, muaji, viti mësimor dhe ora e regjistrimit.

Fleta e Regjistrimit përgatitet në dy kopje dhe firmoset nga K/Sekretarja e fakultetit si dhe nga kandidati që konkurron.


Kandidatët që përfitojnë nga kuotat e MAS, të akorduara për Shqiptarët jashtë kufijve të RSH, për romët dhe egjiptianët, për invalidët paraplegjik dhe tetraplegjik, për jetimët, me statusin e të verbrit, që do të marrin pjesë në konkurset e pranimit për programet e studimit të ofruara nga Universiteti i Arteve, aplikojnë drejtpërdrejt pranë Sekretarive të FM, FAS dhe FAB, në zbatim të Udhëzimit nr. 18 datë 11.08.2016, të MAS, duke përfshirë edhe tarifën e regjistrimit për konkurset e pranimit, mbështetur në Vendimin e Senatit Akademik nr. 3, datë 14.07.2016, nga data 22 Gusht 2016 deri në orën 16:00, të datës 28 Gusht 2016.


Konkurset e pranimit në Universitetin e Arteve do të zhvillohen për të gjitha programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë Bachelor, nga data 29 Gusht deri më 3 Shtator 2016, në ambientet e Fakulteteve.

Për rregulloret dhe kriteret e konkurseve të pranimit, ju lutemi të informoheni duke klikuar ketu.


Faleminderit!