<

Inovacione ne Biblioteken e UART

Ditën e Enjte, Dt. 25 prill 2013, në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve u prezantuan Katalogu Elektronik dhe Arkiva Mësimore Dixhitale të Bibliotekës Shkencore në Universitetin e Arteve.

Kjo Bibliotekë, nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka mundur që të marrë pjesë në projektet  “Cilësi dhe Barazim në Arsim” të Bankës Botërore. Këto projekte u mbështetën nga Rektorati i Universitetit të Arteve, u realizuan nga personeli i IT i UART dhe stafi i Bibliotekës së UART nën drejtimin e drejtoreshës së bibliotekës, znj. Miranda Bakiasi, me punën dhe me përkushtimin e të cilëve u arrit që të krijohet katalogu elektronik dhe arkiva mësimore dixhitale, duke ofruar kështu mundësinë e marrjes së informacionit on-line për studentët dhe pedagogët e Universitetit të Arteve, si dhe për publikun e gjerë me interes mbi artin jo vetëm në ambientet e bibliotekës por kudo ndodhen. Ky projekt arrin të realizojë akoma më mirë dhe vizionin e Bibliotekës Shkencore të UART për të funksionuar si një qendër arti në Shqipëri.

Sikurse u shpreh dhe Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Petrit Malaj, në fjalën e tij të hapjes së këtij prezantimi: “Bibliotekat dixhitale nuk duhet të shihen thjesht si koleksione të dixhitalizuara për informim, por si një mjedis që sjell së bashku koleksionet, shërbimet dhe njerëzit në mbështetje të njohurive shkencore dhe kulturore. Puna në bibliotekat dixhitale synon të ndihmojë: gjenerimin dhe shkëmbimin e njohurive në mënyrë që komuniteti të bëhet më efikas, me produktiv dhe përfitimet nga ky bashkëpunim të jenë maksimale.”

Ky dixhitalizim ndihmon në:
- mbështejten dhe rritjen cilësore të procesit mesimor,
- zhvillimin dhe menaxhimin e pasurisë intelektuale që universiteti disponon,
- ruajtjen e informacionit dhe shkëmbimit të tij në mënyrë të shpejtë dhe efikase,
- promovimin e Universitetit të Arteve dhe të koleksioneve të artit shqiptar që Universiteti disponon, të cilat janë pjesë e trashegimisë kombëtare kulturore.

Nga këto dy projekte të mbështetura nga Banka Botërore Biblioteka e Universitetit të Arteve ka përfituar:

1. Krijimi i sistemit të arkives dixhitale institucionale,
2. Dixhitalizimi i arkivës (shiritave) të muzikës shqiptare,
3. Dixhitalizimi i fondeve speciale: dorëshkrimeve të kompozitorëve dhe artistëve shqiptarë, diplomat, dramat e vjetra, etj,
4. Fillimi i automatizimit të bibliotekës, krijimi i katalogut online,
5. Sallën multimediale me kompjuterat dhe mobilimin.

Sistemet mund te aksesohen on-line ne faqet e meposhtme:

www.uart.edu.al/arkiv_biblio
www.uart.edu.al/katalog_biblio

Gjithashtu duke qene te integruara me motorret kryesore te kerkimit, materialet e gjendura ne sistemet tona mund te shfaqen edhe gjate kerkimeve te thjeshta ne web.


Foto Galeri

 

Pasqyrimi i eventit ne media audio-vizive:

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=255882
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/62120/ALB