<

Evente ne UART

KONCERT I MADH FESTIV PËR 100 VJETORIN E PAVARËSISË

Ne mbrëmjen e 22 Nëntorit, 2012, Universiteti i Arteve nën kujdesin e Rektorit, Prof. Petrit Malaj, organizoi Koncertin e Madh Festiv në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë me pjesëmarrje të studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Arteve.

Në këtë koncert u interpretuan vepra të zgjedhura të kompozitorëve të shquar shqiptarë luajtur nga orkestra simfonike e UART nën drejtimin e dirigjentit Alqi Lepuri (Artist i Merituar) dhe Petrika Afezolli, Kori i vajzave, solistë të UART, grupi koreografik, si dhe Orkestra e Harqeve e UART nën drejtimin e Ibrahim Madhit (Artist i Popullit) e përbërë nga pedagogë të harqeve te UART.

Ky koncert u ndoq nga studentë, pedagogë të UART, personalitete të Artit dhe të Kulturës si dhe nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës Z. Myqerem Tafaj, Ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve Z. Aldo Bumçi dhe Zv/ Ministrja për Kulturën Znj. Suzana Turku.

Më poshtë mund të gjeni programin e këtij koncerti:

Himni i Flamurit, Kori dhe Orkestra e UA, Dirigjent Petrika Afezolli

Ç. Zadeja (Artist i Popullit) - Suitë orkestrale me motive nga filmi “Skënderbeu”, Dirigjent Alqi Lepuri (Artist i Merituar)
A. Mula (Artist i Popullit) - “Agimet Shqiptare” këndon Shqipe Zani (Mjeshtër i Madh) Dirigjent Alqi Lepuri (Artist i Merituar)
F. Ibrahimi (Artist i Popullit) - Suitë nga baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, Dirigjent Petrika Afezolli
S. Rahmaninov - Variacione me temë të Paganinit, duo baleti, interpretojnë Adela Muçollari dhe Fatjon Lito Koreografia Artan Ibërshima
H. Zacharian (Artist i Merituar) - Prelud nga baleti “Legjenda e lules Honinë”, Dirigjent Petrika Afezolli
K. Laro (Artist i merituar) - Muzika e filmit “Liri a vdekje”, Dirigjent A. Lepuri (Artist i Merituar)

Orkestra e harqeve e Ibrahim Madhit (Artist i Popullit):

B. Britten - Simple Symphony , Koha III. Sentimental Sarabande
I. Shehu - Scherzo për Klarinetë, në klarinetë Bashkim Barbullushi
E. Sina - “Fryn veriu” për violin e harqe, në violinë Ibrahim Madhi ( Artist i Popullit)
A. Peçi (Artist i Merituar) - Mosaical Nr 2 (Pizzicato) për orkestër `harqesh

Lec Kurti - “Porsi flet’ e ejllit t’zotit” (Vallja e flamurit), 1913, teksti Gjergj Fishta, Kori i vajzave të UA. Dirigjent Zef Çoba.
S. Shupo - “Mbeçë more shokë mbeçë”, Koha II nga Simfonia I, Dirigjent Altin Buli
M. Kuteli - Poemë kosovare, reciton Kreshnik Ibrahimi
Sh. Kushta (Mjeshtër i Madh) - Mesnatë
Th. Gaqi (Artist i Merituar) - “Valle simfonike” Dirigjent Petrika Afezolli
P Gaci (Artist i Popullit) - “Për ty Atdhe”, këndojnë Ylber Gjini, Sokol Hidërsha, Ariol Xhaferri, Dirigjent Petrtika Afezolli

Koordinator i koncertit Prof. Asc. Nestor Kraja; Moderatore Prof. Dr. Zana Shuteriqi; Koreograf Artan Ibërshima; Regjisor Prof. Milto Kutali; Drejtor artistik Prof. Sokol Shupo


Foto Galeri