<

Vizita ne Universitetin e Arteve

Më datë 04 Qershor 2012 Rektori i Universittetit të Arteve, Prof. Petrit Malaj, u takua me dramaturgun e njohur Britanik, Z. Graham Whybrow.

Prof. Malaj e njohu Z. Whybrow shkurtimisht me Universitetin e Arteve dhe e falenderoi atë për bashkëpunimin, pasi fusha e dramaturgjisë është shumë e gjerë, por shumë pak e trajtuar ashtu siç duhet. Z. Whybrow do të jetë i ftuar në Universitetin e Arteve gjatë gjithë javës në vijim për disa orë leksione të hapura me studentë dhe profesionistë të teatrit mbi dramaturgjinë dhe shkrimin e një vepre për teatër.

Ketu do të gjeni informacionin mbi dramaturgun dhe takimet që do të organizohen në Universitetin e Arteve, Salla Black Box gjatë kësaj jave.