<

Emërimi i Rektorëve të zgjedhur

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekretoi emërimin e Rektorëve të zgjedhur të universiteteve publike shqiptare duke u uruar suksese në kryerjen e misionit fisnik të mësimdhënies dhe në përgatitjen kualifikuese e profesionale të studentëve. Në këtë ceremoni merrnin pjesë Zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Nora Malaj si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Me këtë rast, në ambientet e Institucionit të Presidentit të Republikës, pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar, Kreu i Shtetit u dorëzoi rektorëve të rinj dekretet përkatëse, respektivisht: Rektor i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule; Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatos Harizaj; Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani, Rektor i Universitetit të Arteve në Tiranë, Petrit Malaj; Rektor i Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Artan Haxhi; Rektor i Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, Albert Qarri; Rektor i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Mit’hat Mema; Rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Liman Varoshi; Rektor i Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, Gëzim Sala dhe Drejtor i Qendrës Ndëruniversitare, në Qendrën e Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi.


Foto Galeri