<

Vizita e ambasadorit Hungarez Dr. Janos Huszar

Sot Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Petrit Malaj pati një takim njohjeje me Ambasadorin e Republikës së Hungarisë Dr. Janos Huszar.

Gjatë takimit, Prof. Malaj bëri një prezantim të Universitetit të Arteve. Nga ana e tij, Dr. Huszar u shpreh entuziast për këtë takim - “Ndihem si në shtëpinë time!” – u shpreh ai, pasi dhe ai vetë kishte studiuar për aktor teatri dhe kinematografi.

Gjatë takimit u diskutuan disa ide për projekte të mundshme bashkëpunimi të Universitetit të Arteve me Ambasadën Hungareze, institucionet hungareze të artit, si dhe me vetë Dr. Huszar. Një nga projektet që do të fillojë të punohet që në Janar 2012 është organizimi i mbrëmjeve artistike nga studentë dhe pedagogë të Universitetit te Arteve pranë Ambasadës Hungareze, me pjesëmarrje të personaliteteve diplomatike dhe kulturore shqiptare dhe hungareze.

Në fund të vizitës, Rektori e njohu ambasadorin hungarez me ambjentet e Universitetit ku patën rast të takoheshin edhe me profesorë të të tre Fakulteteve.