<

KONFERENCA E UNIVERSITETEVE SHQIPFOLËSE

 Më datë 22-23 Janar 2010, me nismën e Prof.Dr. Mujë Rugova, Rektor i Universitetit të Prishtinës, u mbajt në Strugë Konferenca e Universiteteve Shqipfolëse, ku morën pjesë drejtues të universiteteve publike të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Pjesëmarrësit në takim dolën me një PËRKUJTESË për bashkëpunim shumëplanësh me qëllimin përqasjen dhe përafrimin e programeve të njëjta të studimit për të lëhtësuar mobilitetin e studentëve, transferimin e krediteve (ECT) duke ruajtur pavarësinë universitare dhe lirinë akademike si dhe fleksibilitetin e programeve të studimit në bazë të miratimit të marrëveshjve dy apo shumë palëshe, hapjen e programeve të përbashkëta të studimit sidomos për ciklin e dytrë dhe të tretë, bashkëpunimin përmes projekteve të ndryshme hulumtuese në kuadrin e programeve të Bashkimit Europian, shkëmbimin e stafit akademik, hartimin e një programi për projekte të përbashkëta artistike me Universitetin e Prishtinës dhe atë Shtetëror të Tetovës etj. 

Gjithashtu u vendos të ndërmerren hapa konkrete si ngritja e grupeve të ekspertëve në nivel fakultetesh, departamentesh e programesh studimi për të realizuar detyrat e përcaktuara si dhe krijimi i një linku të veçantë në faqet e internetit të universiteteve brenda muajit shkurt 2010.