<
Konkursi YMER SKËNDERI - Edicioni II
Organizohet në Universitetin e Arteve Edicioni i II-të i Konkursit të Interpretuesve “Ymer Skënderi”.
Ky konkurs ka si qëllim promovimin e artistëve të rinj studentë pranë UART dhe nga të gjitha shkollat e ngjashme në botë, si dhe promovimin e Universitetit të Arteve në arenën mbarëkombëtare dhe më gjerë.
Konkursi do të zhvillohet në dy faza:
- Faza e parë është konkursi brenda kategorisë ku do ndahen tre çmime;
- Faza e dytë është konkursi për Çmimin e Madh ku do kualifikohen vetëm fituesit e çmimit të parë sipas kategorive.
Konkursi ndahet në 7 (shtatë) kategori ku çdo kategori mban e emrin e një muzikanti të shquar i cili ka kontribute të rëndësishme, jo vetëm si artist por edhe në drejtim të mësimdhënies pranë Konservatorit të Tiranës, Institutit të Lartë të Arteve më vonë Akademia e Arteve sot Universiteti i Arteve, kategori të cilat janë:
- A. Kategoria Violinë - “Ibrahim Madhi”;
- B. Kategoria Harqe, që përfshin Violë, Violonçel, Kontrabas - “Gjergj Antoniu”;
- C. Kategoria Piano - “Tonin Guraziu”;
- D. Kategoria Frymë - “Viktor Shiroka”;
- E. Kategoria Kanto - “Gaqo Çako”;
- F. Kategoria "Muzikë Dhome" ku përfshihen të gjithë instrumentistët të cilët mund të konkurojnë me grupe të muzikës së dhomës deri në Oktet – “Simon Gjoni”;
- Kategoria Fizarmonikë, Kitarë Klasike, Muzikë Jazz – “Agim Krajka”.
Çmimet e Konkursit ndahen sipas kategorive, ku jepen 3 (tre) çmime për çdo kategori për fazën e parë.
Çmimi i Madh "Ymer Skënderi" i jepet fituesit të fazës së dytë ku konkurojnë fituesit e çmimit të parë për çdo kategori.
Juritë e konkursit përbëhen nga personalitete të shquara të fushave përkatëse, shqiptarë ose të huaj, të cilët përzgjidhen nga Dekanati i Fakultetit të Muzikës.
Në këtë konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë studentë nga Universiteti i Arteve dhe IAL të ngashme nga e gjithë bota, të cilët vërtetojnë se janë studentë gjatë kohës së zhvillimit të konkursit dhe/ ose nxënës të shkollave artistike.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim përbëhet nga formulari online i plotësuar, dokument identifikimi me fotografi dhe një dokument i lëshuar nga institucioni ku studion kandidati/ja që vërteton specialitetin e studimit, vitin e studimeve.
Afati i fundit për aplikim është 10 ditë përpara fillimit të konkursit. Edicioni i II-të nuk ka pagesë (fee) për regjistrimin dhe pjesëmarrjen.
Shfletoni programin e plotë të konkursit duke klikuar këtu.
Aksesoni formularin e aplikimit duke klikuar këtu.

