<

Marrëveshje Bashkëpunimi UART - Kolegji AAB

Ndërmjet Universitetit të Arteve, Tiranë dhe Kolegjit AAB, Prishtinë u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi, duke hapur një kapitull të ri në forcimin e lidhjeve ndërmjet këtyre dy institucioneve të arsimit të lartë.

Përmes kësaj marrëveshjeje, palët shprehin angazhimin e tyre për të kontribuar në përmirësimin e cilësisë akademike, kërkimit shkencor, zhvillimit të artit dhe ndërlidhjes së praktikës artistike me shoqërinë.

Marrëveshja e arritur përfaqëson një formalizim të vullnetit të përbashkët drejt krijimit të mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik, duke i afruar ata me projekte të përbashkëta dhe shkëmbime profesionale. Ky bashkëpunim i vendosur synon të kontribuojë në rritjen e cilësisë dhe ndikimit të institucioneve të arsimit të lartë në shoqëri, duke e vendosur artin dhe dijen si shtylla thelbësore të saj.

Me këtë rast, Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli, u prit në një takim nga drejtuesit e Kolegjit AAB, Rektori, Dr. sc. Blerim Olluri dhe Dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. ass. Mr. Art Fitim Aliu. Në vijim, Rektori i UART zhvilloi një takim të veçantë edhe me ish-rektorin e Kolegjit AAB, Prof. ass. dr. Lulzim Tafa.


FOTO GALERI


 

<<Kthehu - Tjetra>>