




Workshop – PROJEKTI UNIVALENS
Universiteti i Arteve të Tiranës, pjesë e nismës rajonale ndërkufitare për “Tejkalimin e kufizimeve në njohjen dhe ekuivalentimin e Programeve të Arsimit të Lartë Ndërkufitar” me akronimin UNIVALENS, mbështetur nga Programi Interreg IPA CBC – South Adriatic duke përfshirë Shqipërinë, Italinë dhe Malin e Zi organizoi një Workshop me afro 50 artistë e profesionistë të rinj të sektorit të Arteve të Performuara nga qytete të ndryshme të Shqipërisë në datën 6 Mars 2025 pranë Hotel Colosseo, Shkodër.
Ndërhyrjet përmes prezantimeve dhe debateve të drejtpërdrejta me folësit: Prof. Asoc. Alert Celoaliaj – Përgjegjës i Departamentit të Regjisë së Teatrit dhe Televizionit, Prof. PhD. Edin Jasarovic – Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik Cetinjë, (Mal i Zi), Sara Jovanovic – Zv. Dekane për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Shkencën, Lino Manosperta – projekt manaxher për Puglia Culture dhe Sandro Furio – expert Puglia Culture, Prof. Asoc. Federico Zecca nga DAMS i Universitetit të Studimeve “Aldo Moro” Bari, Itali, bënë që në pjesën fundit të workshopit të ishin më të qartë lidhur me sfidat dhe zhvillimet e reja drejt programeve të dyfishta në Artet e Performuara; me proceset e ndërkombëtarizimit të studimeve në Sistemin e Arsimit të Lartë Shqiptar; si dhe rastet e mundshme të studimeve të dyfishta: rastet e Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Në mënyrë të veçantë, Z. Lino Manosperta u fut në debate logjike dhe analiza konkrete me të rinjtë artistë duke stimuluar një mënyrë të menduari proaktive, sidomos duke prezantuar mënyrën e menaxhimit të teatrove të Rajonit të Puglias, në të cilët, nga 1 euro e investuar, arrihet të përfitohen 8 euro, një raport midis investimit dhe realizimit final të produktit, mjaft afër një koncepti biznesi të pastër, për të cilin, zgjerimi i bazës së përfituesve të produktit teatror, është tashmë një e dhënë e pranuar nga të gjithë.
FOTO GALERI