<

Marrëveshja Arsimore Ndërkufitare UniValens

Më datë 21 Korrik, në Sallën e Konferencave të Rektoratit të Universitetit të Barit "Aldo Moro", Rektori i Universitetit të Barit, Prof. Stefano Bronzini, Rektori i Universitetit të Malit të Zi, Prof. Vladimir Bozovic, Rektori i Universitetit të Arteve të Tiranës, Prof. Dr. Erald Bakalli, si dhe Profesor Paolo Ponzio, President i Puglia Culture, nënshkruan publikisht një Marrëveshje Bashkëpunimi me temë Kapërcimi i Programeve Arsimore Ndërkufitare “Kufizime në njohje dhe ekuivalencë”.

Projekti bashkë financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Ndihmë Para-Anëtarësimi (IPA III) Interreg IPA South Adriatic 2021/2027.

Qëllimi i marrëveshjes është të identifikojë dhe kapërcejë pengesat procedurale për zbatimin e Programeve të Përbashkëta Ndërkufitare (CB) të Arsimit të Lartë në Itali, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Projekti trajtoi sfidat e akreditimit, validimit dhe qeverisjes, duke çuar në zhvillimin e një Modeli të Procedurave të Harmonizuara CB për Arsimin e Lartë.

Pikat kryesore të kësaj Marrëveshjeje bashkëpunimi janë:

  • të ndërtojnë mbi rezultatet e projektit UniValens për të mbështetur akreditimin dhe validimin e harmonizuar të programeve të përbashkëta arsimore;
  • të lehtësojnë proceset e akreditimit dhe validimit për ofertat e përbashkëta arsimore në zonën e Programit;
  • të lehtësojnë zhvillimin e programeve të reja të përbashkëta të trajnimit dhe arsimit në sektorin e Industrive Kreative dhe Kulturore (CCI-s) duke shfrytëzuar ekspertizën e katër partnerëve;
  • të forcojnë kapacitetin e ndërkombëtarizimit dhe bashkëpunimit trans nacional të partnerëve;
  • të nxisin bashkëpunimin dhe shkëmbimin ndërkufitar midis Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe palëve të interesuara kulturore;
  • të koordinojnë dhe zbatojnë projekte ndërkufitare në përputhje me kornizat e bashkëpunimit evropian dhe ndërkombëtar;
  • të promovojnë angazhimin e palëve të interesuara përmes punëtorive, seminareve dhe ngjarjeve të rrjetëzimit;
  • të mbështetin kërkimin dhe inovacionin për sektorin e CCI-ve.

Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, në Sallën e Mbledhjeve të Universitetit të Barit "Aldo Moro" u prezantua plani i veprimit për projektin UniValens nga Prof. Aleksandar Dajkovic i Universitetit të Donja Goricës (UDG), me titull "Përtej Adriatikut Jugor - Perspektivat e Ardhshme për Bashkëpunimin Universitar".

Programi i aktiviteteve u mbyll në Teatro Kursaal Santalucia me një koncert me program të Felix Mendelssohn "Trio Nr. 1, Op. 49 në Re minor", në bashkëpunim me Orkestrën AYSO të përbërë nga Pjetër Guralumi në violonçel nga Shqipëria, Maria Cristina Buono në piano nga Italia dhe Marija Djuranovic në violinë nga Mali i Zi.


FOTO GALERI

 

<<Kthehu - Tjetra>>