Shingo Sato në Laboratorin Tekstil-Modë
Në Laboratorin Tekstil Mode, patëm privilegjin të mirëpresim për herë të parë mjeshtrin e modelimit Shingo Sato, një emër i shquar në fushën e pattern-making.
Dikur asistent i legjendarit Azzedine Alaïa dhe sot një ndër inovatorët më të spikatur në këtë fushë, Sato ndan përvojën dhe mjeshtërinë e tij me studentë të modës në shkolla prestigjioze anembanë botës.
Vizita e tij u realizua falë një vizioni të përbashkët midis Ambasadës Japoneze, nën kujdesin e veçantë të znj. Ambasadore Kikuko Kato, dhe Atelierit Tekstil Mode pranë Universitetit të Arteve.
Moda japoneze sot është më shumë se një trend – ajo është një fenomen kulturor, një ekuilibër i përkryer mes traditës dhe inovacionit. Për çdo stilist të ri, qasja eksperimentale dhe filozofia estetike japoneze janë një shkollë e rëndësishme drejt ndërtimit të një identiteti të veçantë dhe të suksesshëm në botën e modës.
FOTO GALERI