<

Rezultatet, raundi III, konkurset 2022 në UART

Në zbatim të Udhëzimit të MAS me nr. 10, datë 15.05.2019, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe ne programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë” i ndryshuar, Udhëzimit të MAS me nr. 16, datë 29.06.2022 "Për disa ndryshime dhe shtesa në Udhëzimin nr. 10, datë 15.05.2019 "Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë” i ndryshuar", si dhe Urdhrit të Përbashkët MAS - QSHA - RASH me nr. 8, datë 30.06.2022, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2022-2023”,


publikohen në vijim listat e konkurrentëve pjesëmarrës në raundin e III-të të konkurseve të pranimit për vitin akademik 2022-2023, sipas rendit zbritës të pikëve të fituara:
 

 

NJOFTIM I RËNDËSISHËM:

Në zbatim të Urdhrit të Përbashkët MAS - QSHA - RASH me nr. 8, datë 30.06.2022,

Procesi i regjistrimit do të kryhet në datat 28 tetor deri më 2 nëntor, 2022 (3 faza 48 orëshe; 28-29, 30-31 dhe 01-02), kohe kur të gjithë aplikantët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në Raundin e parë dhe janë shpallur fitues, do të mund të kryejnë procesin e regjistrimit në Universitetin e Arteve, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në Sekretaritë Mësimore të secilit Fakultet respektivisht.


BËNI KUJDES!

Nëse kandidati/ja fitues/e nuk paraqitet në fazën e parë të regjistrimit, në datat 28 deri më 29 Tetor 2022, e humbet të drejtën e regjistrimit duke i lënë të drejtën e rregjistrimit kandidatëve të tjerë fitues të gjendur poshtë vijës së kuqe.


Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të paraqisni pranë Sekretarisë Mësimore (përkatëse) për t'u regjistruar në Universitetin e Arteve, është:

  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë)
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose e dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një deftese/ diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në QSHA 
  • Deklaratën e cila plotësohet nga aplikanti në mjediset e Sekretarisë Mësimore të Fakultetit në momentin e regjistrimit
  • Dy fotografi personale në formatin 4x6
  • Mandati i pagesës i tarifës së regjistrimit

 

Sa i takon masave për t'u zbatuar për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia e Covid-19, ftohen të interesuarit të informohen duke shfletuar rregulloren mbi "Marrjen e masave ndaj COVID-19, në Universitetin e Arteve"