<

Konkursi i Kompozicionit “Valentino Bucchi”

Fondacioni Valentino Bucchi në bashkëpunim me Akademinë e Filarmonisë së Romës “Edicionet muzikore Rai Com” shpallin Edicionin e 40-të të Konkursit Ndërkombëtar të Kompozicionit “Valentino Bucchi Prize”, një konkurs ndërkombëtar i performancës dhe kompozicionit për muzikantë të rinj.

Konkursi i dedikohet kompozimeve për instrument solo, me ose pa mbështetje elektronike. 

Konkursi është i hapur për kompozitorë nga të gjitha vendet pa asnjë kufizim moshe. Përjashtohen nga pjesëmarrja fituesit e çmimit të parë nga edicionet e mëparshme të Çmimit “Valentino Bucchi”.

Afati i fundit i regjistrimeve: 31 gusht 2022.

Për më tepër informacion vizitoni: http://www.premiobucchi.it/index.html