<

SKS 2022 - Takim me ASCAL

Ditën e Premte, dt. 1 Prill 2022, në Lektoriumin e Fakultetit të Arteve të Bukura në UART u zhvillua një takim informues në kuadër të Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS), një instrument kyç në sigurimin e jashtëm të cilësisë dhe matjen e perceptimit të kënaqshmërisë së studentëve me shërbimin akademik që ata marrin në IAL-në ku studiojnë.

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), përfaqësuar nga Dr., Xhiliola Bixheku dhe Znj. Majlida Demirneli, zhvilluan takimet trajnuese me Grupin e Punës ngritur në UART dhe studentët në kuadër të zhvillimit të këtij sondazhi.

Të dhënat e përfituara nga SKS do të përdoren për identifikimin e pikave të dobëta si dhe për informimin e studentëve të ardhshëm mbi perceptimin që kanë studentët aktualë për institucionin apo programet e studimit ku ata studiojnë. 

Ky sondazh është parashikuar të realizohet në një periudhë 1-mujore duke nisur nga data 25.04.2022 deri në datën 25.05.2022. Forma e zhvillimit të këtij sondazhi do të monitorohet rregullisht nga Grupi i Punës, i cili do të informojë vazhdimisht studentët për ecurinë e mëtejme të procesit të plotësimit të Pyetësorit.