<

Konkursi Orpheus Talents

Në kuadër të bashkëpunimit kulturor me jashtë, Kryetari i Unionit Kombëtar Folklorik të Rinisë në Bullgari, Nikolai Gurbanov, na përcjell ftesën për pjesëmarrje nga Shqipëria në Konkursin Ndërkombëtar për Muzikë, Valle dhe Arte të Bukura, “Orpheus Talents”, në Plovdiv/ Bullgari, më 15-17 korrik 2022.

Në konkurs mund të marrin pjesë të gjithë ata që kanë talent në fushën e muzikës, kërcimit dhe artit figurativ pa kufizim moshe. 

Aplikimet për pjesëmarrje në programin e konkursit “Muzikë dhe Valle”, pranohen deri më 15 qershor 2022, ndërsa për programin “Artet e Bukura” deri më 30 maj 2022.

Në vijim gjeni broshurën e aktivitetit:

Broshura  (pdf)