<

Bursa studimi në Indi

Në kuadër të bashkëpunim Kulturor me Indinë, me qëllim vendosjen e urave të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve kulturore, Këshilli Indian për Marrëdhëniet Kulturore i Qeverisë së Indisë, ofron bursa për studentët shqiptarë për të ndjekur studimet në institucione me reputacion në Indi, në fushat e kërcimit klasik, muzikës, arteve të bukura etj.

Kandidatët e interesuar nga Shqipëria duhet të kenë mbushur moshën 18 vjeç dhe të jenë njohës të mirë të gjuhës angleze. Detaje mbi kriteret e pranimit dhe hapat që duhen ndjekur nga aplikanti gjenden në materialet bashkëlidhur.


Materiali i bashkëlidhur  (pdf)