<

Kërkesë për vëmendje

Të nderuar studentë, anëtarë të stafit akademik, ndihmës akademik dhe punonjës të administratës,

Me urdhër të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Nr. 355, datë 06.10.2021, për një ndryshim në Urdhrin Nr. 166, datë 17.06.2021, “Për caktimin e datës së fillimit dhe mbarimit të vitit akademik 2021-2022 në Institucionet e Arsimit të Lartë”, 

Procesi mësimor për vitin akademik 2021-2022 fillon në datën 18 Tetor 2021 dhe mbaron në datën 30 Shtator 2022.

Të ndodhur në kushtet e pandemisë së Covid-19 të shkaktuar nga virusi sars-cov-2, duke pasur parasysh mënyrën e zhvillimit të mësimit në universitetin tonë dhe të qëndrimit për një kohë relativisht të gjatë në mjedise të mbyllura, Ju bëjmë thirrje që me përgjegjshmëri qytetare, të ndërgjegjësoheni për t’u vaksinuar para fillimit të këtij viti të ri akademik duke e konsideruar vaksinimin si një mundësi parandaluese apo lehtësuese për kalimin e formave të rënda të sëmundjes si dhe për mbrojtjen e njëri-tjetrit nga infektimi me këtë virus.

Ju urojmë një fillim të mbarë dhe një vit akademik sa më të suksesshëm!

 

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË ARTEVE