<

Konkurset 2021 në UART

Përshëndetje,
 

Konkurset e Pranimit për të gjitha programet e studimit të ofruara nga Fakultetet e Universitetit të Arteve do të zhvillohen nga data 23 Gusht 2021 deri më datën 26 Gusht 2021.

Regjistrimi i konkurrentëve për në konkurset e pranimit në programet e studimit me kohë të plotë Bachelor, në të gjitha Fakultetet e UART, për të gjitha programet e studimeve të ofruara bëhet pranë Sekretarive Mësimore duke nisur nga data 19 Gusht, 2021, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Konkurrentët do të mund të regjistrohen deri në ditën dhe orarin e përcaktuar nga secili Fakultet për fillimin e konkurseve të pranimit.


Dokumentacioni për t'u regjistruar në konkurset e pranimit është:


Regjistrimi pranë Sekretarive përkatëse bëhet nga vetë konkurrenti ose nga një person i autorizuar prej tij/saj, me prokurë të posaçme.

Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit të ciklit të parë Bachelor vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania.


I gjithë kalendari i procedurave do të realizohet në zbatim të Urdhrit të Përbashkët Nr. 6, datë 25.06.2021, “Për miratimin e kalendarit për procesin e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, si dhe në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2021-2022”.


Për t'u njohur me rregulloret dhe kriteret e konkurseve të pranimit, kandidatët ftohen të vizitojnë respektivisht faqet e gjendura në lidhjet e mëposhtme:



Sa i takon masave për t'u zbatuar për distancimin social për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, ftohen të interesuarit të informohen duke shfletuar rregulloren mbi "Marrjen e masave ndaj COVID-19, në Universitetin e Arteve".



Për më shumë informacion ju ftojmë të shfletoni:

  • Urdhrin e Rektorit Nr.102, datë 14.07.2021, mbi "Marrjen e masave organizative për zbatimin e Urdhrit të Përbashkët Nr. 6, datë 25.07.2021, “Për miratimin e kalendarit për procesin e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, si dhe në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2021-2022" ".

 

Faleminderit!