<

Marrëveshja UART - TKOB

Edhe një tjetër marrëveshje midis Universitetit të Arteve dhe institucioneve të vartësisë të Ministrisë së Kulturës ne kuadrin e “Paktit për Universitetin”.

Me datën 3 Tetor, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit të Arteve dhe Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Bashkëpunimi midis UART dhe TKOBAP ka qenë i vazhdueshëm por, siç e theksoi edhe rektori i UART Z. Kastriot Çaushi, kjo marrëveshje e bën këtë bashkëpunim më institucional.

Marrëveshja parashikon kryerjen e praktikave mësimore të studentëve ne sektorët e ndryshëm të TKOBAP sipas profileve përkatës, përfshirjen e tyre në projekte konkrete apo në konkurse të organizuara nga TKOBAP siç është “YOUTH THEATRE” etj.

Gjithashtu TKOBAP do të vazhdojë të njoftojë UART për çdo audicion që zhvillohet, të mirëpresë studentët në prova gjenerale dhe t’u ofrojë atyre, të pajisur me “Kartën e Studentit”, bileta me çmime të reduktuara. e të tjera lehtësi.

Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e rikonstruktuara të TKOBAP në praninë e Ministres së Kulturës, Znj. Elva Margariti, Rektorit të Universitetit të Arteve, Z. Kastriot Çaushi dhe Drejtores së Përgjithshme të TKOBAP, Znj. Zana Çela.


<<Kthehu - Tjetra>>