<

Vizita në Universitetin e Agderit, në Norvegji

Javën e parë të Prillit, përfaqësues të Universitetit të Arteve Prof. Elvis Rudi, Dekani I Fakultetit të Muzikës Prof. Isak Shehu dhe Prof. Pjetër Guralumi vizituan Departamentin e Muzikës Klasike dhe Edukimit Muzikor, në Universitetin e Adgerit në Norvegji.

Qëllimi i kësaj vizite ishte mësimdhënia ndaj studentëve të Universitetit të Agderit si dhe shkëmbimi i eksperiencave pedagog-student. Ky bashkëpunim u mirëprit dhe u pa si i frytshëm si nga stafi i Universitetit të Adgerit ashtu edhe nga vetë studentët. Disa nga vetë ata u shprehën se ky ndërveprim, ndryshe nga ai qe kanë hasur me profesorët e tyre ishte tepër frymëzues dhe motivues e duke qenë se këta pedagogë punojnë në një Universitet jashtë vendit kanë pikëpamje të ndryshme të cilat i bënë ata të mendonin jashtë kornizave që ishin mësuar.

Gjithashtu profesori i tyre i flautit, Prof. Elvis Rudi dukej entuziast gjatë orëve të leksionit si dhe ishte aktiv duke iu dhënë studentëve këshillat dhe kontributet e tij për sa i përket lëndës. Ai u shpreh:

“Kur studenteve iu jepej nje detyre e re, ata e pranonin menjëherë sfidën. Kjo është një shenjë e pregatitjes së mirë në të njëjtën kohë dhe aftësive të mira“.

Ndërkohë që një tjetër student u shpreh se të luante në klasën e Prof. Pjetër Guralumit ishte me të vërtetë interesante, e dobishme dhe edukative. I tillë ishte dhe vlerësimi i Prof. Guralumit kundrejt studentëve të tij. Për të niveli i lartë i studentëve ishte goxha mbesëlënës.

Gjithashtu Docenti i Universitetit të Adgerit, Z. Jorn Schau, u shpreh se e vlerësonte bashkëpunimin e fortë me Universitetin e Arteve të Tiranës. Ai theksoi se më këtë bashkëpunim Universitetet kanë punuar për disa vite dhe në mënyrë të përsëritur studentët gëzojnë përvojën e të mësuarit shumë nga vizitat e Kolegëve Shqiptarë.

Gjatë takimeve mes përfaqësuesve të Universitetit të Arteve dhe Universitetit të Adgerit u diskutua mbi partneritetet e forta me vlerë të madhe për të dyja shkollat, kryesisht të bazuara në shkëmbimin e studentëve dhe pedagogëve. Gjithashtu theksi iu vu dhe zgjerimit të premisave të cilat përfshijnë Kërkimin Artistik dhe Inovacionin, duke përfshirë këtu më shumë pedagogë nga të dyja shkollat.


<<Kthehu - Tjetra>>