




Njoftime - Punësim
.:: 07.11.2023
Rektorati i Universitetit të Arteve shpall konkursin për 4 (katër) vende të lira pune për punonjës mësimorë nga kategoria "Lektor/ As. Lektor".
Dosjet e kandidatëve duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të Universitetit të Arteve nga data 13/11/2023 deri më datë 27/11/2023 ora 14:00.
Bashkëngjitur gjeni njoftimin e plotë.
---------------------------------------------------------------------------------------------------
.:: 26.09.2023
Rektorati i Universitetit të Arteve shpall konkursin për personel akademik me kontratë me kohë të pjesshme dhe me normë të reduktuar (pedagog i jashtëm), për vitin akademik 2023 - 2024.
Dokumentacioni përkatës do të dorëzohet pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore nga data 27/09/2023 deri në datën 9/10/2023, në orarin 08:00 - 15:00.
Në materialin e bashkëngjitur gjeni dokumentacionin përkatës sipas vendimeve të Senatit Akademik.
Njoftimi i plotë (pdf)
Urdhër i Rektorit nr. 82 dt. 26.09.2023 - "Mbi proçedurën e konkurrimit dhe përzgjedhjen e personelit akademik me kohëzgjatje të caktuar dhe me angazhim me kohë të pjesshme, në Universitetin e Arteve, për vitin akademik 2023-2024"