<
Thirrje për aplikime
Fakulteti i Muzikës, Universiteti i Arteve, Tiranë dhe Konservatori i Muzikës “Giuseppe Tartini”, Trieste kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim në kuadër të programit Erasmus+ (Mobility for learners and staff –Higher Education Student and Staff Mobility).
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, për vitin akademik 2016-2017 , studentë të Fakultetit të Muzikës mund të aplikojnë për të studiuar në Konservatorin e Muzikës “Giuseppe Tartini” të Triestes, sipas kushteve të mëposhtme:
- Kohëzgjatja 3/6 Muaj
- Bursa mujore përcaktohet sipas Erasmus + dhe Agjencisë Kombëtare Italiane.
- Studentët pjesëmarrës duhet të jenë në vitin I ose II Bachelor, dhe viti I Master.
- Aplikantët duhet të kenë njohuri shumë të mira (minimalisht niveli B1) të gjuhës angleze ose italiane.
Afati i fundit i aplikimeve është data 11 Mars, 2016.
Shkarko formularin e aplikimit (pdf)
Shiko njoftimin origjinal (pdf)